Skënder Sadri KAPITI: Vizioni i reformatores Grida Duma

Skënder Kapiti: Më entuziastët për Gjykatën Speciale janë jo pak shqipfolës nostalgjikë të ish-regjimit serb

Veprimtari dhe analisti politik, Skënder Kapiti vlerëson se “më entuziastët për Gjykatën Speciale janë, jo pak shqipfolës  nostalgjikë të ish-regjimit serb, disa media dhe disa gazetarucë e gazetarica,  shumë prej perfituesve “paqësorëve” të 3%-it, si dhe dështakët, politikanët xhelozë të ulët dhe egoistë, të cilët nuk mundën të bëjnë karrierë politike, pushteti e korrupsioni dhe për hakmarrje  fabrikojnë dhe përhapin shpifje mediatike dhe të kafeneve. Ka edhe nga ata hipokritët të cilët janë më të rrezikshmit, e këta janë nostalgjikët e së kaluarës së vdekur të titizmit e komunizmit, të cilët janë strehuar dhe  shpërndarë nëpër parti politike, nëpër media të Kosovës dhe nëpër diasporë. Ata  me hipokrizi deklarohen  sikur duan ndëshkimin vetëm të ish-komandantëve të luftës por që me zemrën dhe me shpirtin e tyre të prishur urrejnë edhe çdo luftëtar të UÇK- së, pasi lufta e saj  dhe e NATO-s ua ka prishur atyre rehatinë dhe kumbarinë me serbët. Këta sot më së shumti janë më entuziastët për Gjykatën Specialen të cilët dalin hapur nëpër disa media me shkrime dhe opinione urrejtjeje kundër gjoja krimeve politike të para e të pas luftës, por që realisht këtë urrejtje e kanë kundër tërë Luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …