Skënder Sadri KAPITI: Vizioni i reformatores Grida Duma

Skënder Kapiti: Tirana hesht kur kleri dhe diplomacia serbe edhe nga Shqipëria propagandojnë se Kosova është Serbi

Kam shkruar dy shkrime kohë më parë me titull: Tiranë mjaft më me politikë antiKosovë.

Mirëpo deklarata e  priftit malazez në Kishën ortodokse të Vrrakës, në Shkodër, me rastin e krishtlindjeve ortodokse si dhe pas tij dhe në sinkron me të edhe të ambasadorit serb, në Shqipëri, ku ai përsërit se  Kosova është Serbi dhe mosreagimi i askujt në Shqipëri, as i pozitës, as i opozitës, as i Kishës Ortodokse shqiptare,  dhe as i mediave dhe as i shoqërisë civile në Shqipëri ndaj këtyre provokimeve të rënda shoviniste si të Kishës ashtu edhe i diplomacisë serbe jo vetëm në Beograd dhe nëpër organizma e organizata ndërkombëtare, por madje edhe në shtetin shqiptar të Shqipërisë të lë përshtypjen se politika e Tiranës, por jo vetëm ajo, është një politikë që nuk i  intereson Kosova dhe as çështja kombëtare shqiptare, pra nuk i intereson shumë Pavarësia e Kosovës, integrimi i Shqipërisë e jo më Bashkimi Kombëtar , ashtu sikurse edhe më parë që nuk i kanë interesuar shumë të drejtat kombëtare të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi.

Ky “indiferentizëm”  në  çdo kohe i politikës së Tiranës ndaj Kosovës verteton se politikës së Tiranës i ka interesuar gjithnjë vetëm pushteti dhe interesi personal dhe jo ai kombëtar, politikë e cila si qëllim ka edhe largimin kombëtar mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, largimin dhe thellimin e dasive mes tyre e cila  i shërben idesë antikombëtare të krijimit të një kombi kosovar.Politikanëve të Tiranës as sot nuk iu intereson fare Kosova dhe as integrimi i vetë Shqipërisë dhe as interesi i përgjithshën kombëtar pasi ata  i ka kapur paniku  i VETTING-ut, i cili do ta bëjë ndëshkimin e krimit, korrupsionit dhe të vjedhjes se tyre; do të bëjë dekriminalizimin  dhe pastrimin e politikes shqiptare edhe prej politikës dhe prej politikanëve antikombetarë. Politika në Tiranë tashmë ka frikën se do të humbasë privilegjet, përfitimet  dhe favoret personale të cilat ajo i ka fituar duke vjedhur, grabitur dhe abuzuar me pushtetin.

Disa pyetje për politikën e Tiranës, për shoqërinë civile të Shqipërisë, për komunitetin ortodoks shqiptar, për mediat si dhe për “analistët”, opinionistët, shkencëtarët dhe “akademikët” e Tiranës të cilët nuk reagojnë dhe heshtin kur shteti dhe kleri ortodoks sllavo-serb e quajnë Kosovën Serbi se: a është për ta Kosova Shqipëri, dhe a janë për Tiranën  edhe Kosova Lindore, Jugu i Malit të Zi , Maqedonia Perëndimore dhe Çamëria , a janë ato Shqipëri, a janë ato troje dhe popullsi shqiptare? Edhe për rastin në fjalë të mos reagohet ndaj këtyre provokimeve të rënda por të heshtësh, atëhere si duhet ta kuptojmë ndryshe heshtjen, përverçse si kapitullim dhe inferioritet e tradhëti.

Si ta kuptojmë “tolerancën” e shtetit të Shqipërisë kur ai miraton edhe ngritjen e varrezave të ushtarëve pushtues grek në Jug të Shqipërisë, dhe po  sikur Tirana të miratojë edhe ngritjen e varrezave të ushtarëve serb në Veri siç deshiron Kisha dhe shteti serb, ashtu sikurse me Ligj Shqipëria njohu edhe minoritetet e fabrikuara serbe , bullgare etj., ku për këtë Ligj  politika e Tiranës mori vlerësim apo “notë pozitive” nga ambasadori serb në Tiranë.  Këto a nuk parapërgatisin terrenin per ne favor te pretendimeve shoviniste greke e serbe edhe mbi vetë Shqipërinë,atë që më vonë propaganda shoviniste antishqiptare kleriko-shtetërore serbe ta quajë edhe Shqipërinë Serbi, ashtu sikurse Greqia e cila pretendon për Jugun e Shqipërisë si Greqi?

Si ta kuptojmë “heshtjen” edhe të  islamofobëve dhe turkofobëve  shqipfolës dhe të mediave në Tiranë përveçse si greko-serbofilizëm dhe mercenarizëm të tyre  kur  ata helmojnë dhe intrigojnë me propagandë antiturke  dhe kundër muslimanizmit  dhe për rastin në fjalë, por jo vetëm për të, ata fshihen e heshtin kur kaq lirshëm dhe guximshëm politika dhe kisha shoviniste greke e serbe edhe në Shqipëri veprojnë e sillen kundër Kosovës dhe kundër interesave kombëtare gjithshqiptare? Apo  mos vallë e bëjnë këtë për hatër të integrimit?!

Ku është intelektualizmi dhe ku janë akademikët e Shqipërisë, a eksistojnë apo pse heshtin edhe ata.

Pse  p.sh.  ky “i madhi” Ismail Kadare i romanit të “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” nuk reagon kundër Gjeneralit Janullatos të Kishës Ortodokse ku ai dhe shteti grek po e “Ringjallin” Kishën Ortodokse shqiptare dhe po perjetësojnë edhe me varreza e monumuente veprën e ushtarëve pushtues grek në Jug të Shqipërisë, duke e historizuar edhe helenikisht Historinë e Shqipërisë. Dhe ky është edhe misioni i islamofobëve dhe i turkofobëve shqiptarë,pas së cilës ata fshehin antishqiptarizmin dhe serbo e grekofilizmin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …