leoni

Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri Kapiti: Kush e sundon të tashmen në Shqipëri dhe në Kosovë

Rrjedhën e këtij  tranzicioni, pra të tashmen në Shqipëri dhe në Kosovë e kanë në dorë dhe po e sundojnë të pamerituarit, zullumqarët, grabitësit e hajdutët, e kanë nën sundim Ali Babët  dhe Lupenët hajdutë thesarësh e bankash , hajdut parash publike dhe grabitës pasurish e pronash; e kanë sundimin e pushtetin në dorë Al Kaponet e krimit e korrupsionit dhe Eskobarët e drogës dhe gjithfarë kontrabandistësh e trafikantësh.

Dhe jo vetëm këta dhe me kaq, por këta kanë përvetësuar edhe moralin, edhe patriotizmin, kanë rrëmbyer atributet, kompetencat dhe virtytet e krenarinë kombëtare duke matrapazuar dhe spekuluar rëndë edhe me to.

E morën dhe e sundojnë Shqipërinë  dhe shoqërinë ata që e bllokojnë, turbullojnë dhe e pengojnë rrjedhën normale të emancipimit patriotik, civil, demokratik , që e pengojnë emancipimin e mirëqënies dhe të integrimit; e sundojnë të tashmen ata të cilët e privuan lirine e vërtetë për talentin, për dhuntinë, për aftësinë, profesionalizmin dhe intelektualizmin real e modern.

E morën dhe e drejtiojnë të tashmen ata të cilët të cilët nuk kanë sensin e humanitetit , as të ndjesisë shoqërore dhe as të patriotizmit; ata të cilët  bëjnë “falje”, shitje dhe tradhëti edhe me detin e me trojet shqiptare.

E sundojnë akoma të tashmen ata të cilët i dhanë vetes së tyre lirinë dhe të drejtën për të bërë gjithcka e për të mos dhënë llogari për asgjë dhe para askujt, as para shtetit, as para ligjit , as para popullit dhe as para demokracisë së tij.

E sundojnë shtetin dhe shoqërinë shqiptare ata të cilët i dhanë lirinë dhe mbrojtjen egoizmit, të keqes, krimit, vetëgjyqësisë, dekadencës, korrupsionit, drogës dhe që ia imponuan shqiptarëve dëbimin dhe largimin nga atdheu.

Të tashmen e sundojnë ata të cilët u bënë materialistë të pa fe dhe kanibalë politik të pangopur e të pafre.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Urgjentisht e nevojshme rritja e pagës minimale për një jetë me dinjitet

Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI shpreh mbështetjen e plotë për kërkesat e sindikatave për …