leoni

Poezia e Zeqir Gërvallës “Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës”, që përloti kryetarin amerikan Bill Clinton

Poezia e Zeqir Gërvallës “Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës”, që përloti kryetarin amerikan Bill Clinton

Ende pa përfunduar lufta, poeti fillon jetën e mërgimtarit në SHBA. Por, edhe atje nuk ndalet, edhe atje vazhdon të shkruaj, edhe atje vazhdon të veprojë në të mirë të Lirisë dhe Atdheut. Atje e shkruan poezinë „Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës“, e cila do të mbetet në historinë e letërsisë shqipe, si dhe në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane si vjersha të cilën me të lexuar Presidenti i atëherëshëm Klinton, nga emocioni nuk mundi t’i përmbajë lotët, ndërsa në shenjë mirënjohjeje dhe premtimi se do të vazhdojë për ta ndihmuar Kosovën, do t’i shkruaj personalisht një letër poetit. Ja dy strofa nga poezia në fjalë:

Ne s’na kënaq vetëm ushqimi

Qetësia, puna e paqja në dhe të huaj

Po liria – shkollimi – ndërtimi

Në Kosovë ku bukës i thonë bukë e ujit ujë

Por, ju lutem shumë Amerikë, o botë

Të mos na lini të ndarë e të shpërndarë veç e veç

Të mos na bëni vazhdimisht të derdhim lot(ë)

Se s’paska më rëndë, se s’paska më keq……

Ndërsa Klinton i përgjigjet poetit mërgimtar:

Kjo eshte letra e presidentit amerikan, Bill Clinton qe ia dergoi poetit dhe disidentit politik, Zeqir Gervalla, pasiqe lexoi poezine e tij “Amerike, degjo zerin e Kosoves”/ America, you hear the voice of Kosova”.

I dashuri Zeqir,

 E mora kopjen e poezisë “Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës” dhe dua të të them se shumë më kanë prekur fjalët e juaja të përzemërta. Të jeni të sigurt se do të qëndroj i paluhatshëm për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke u ndihmuar edhe vendeve të tjera të rajonit të ecin përpara kah një e ardhme e ndritshme. Duke ju dërguar dëshirat e mia më të mira, shpresoj se ditët që do të vijnë do t’ju sjellin juve më shumë gëzime. Me nderime Bill Clinton.

Presidentit amerikan, i emocionuar gjate leximit i kishin pikur lotet.

(Agim Vuniqi)

 

 

Zeqir Gervalla: ZËRI I KOSOVËS PËR LIRI *

 

Anembanë bOtës

u dëgjua

Zëri i Kosovës

si det vale-valë

plot gjëmë e dallgë…

 

U zgjua rinia

U zgjua burrëria

U zgjua vashëria

hasmit serb i doli për –ballë…

… Së bashku me fushat

Së bashku me malet

Së bashku me fshatrat

Së bashku me qytetet

Së bashku me lumenjt

së bashku me detet…

UÇK-ja u ngrit në këmbë

me qëndrim-guxim e këngë

Popullit: në ballë i doli

Me grykën e pushkës armikut i foli…

 

E, VENDLINJA THËRRET

E para – në ndihmë iu gjet.

II

 

Një vdiste në front…

N’popull lindnin njëqind…

UÇK-ja shtohej-forcohej me mijëra shpirtra

çdo ditë…

Bota e kuptoi…

Bota u bind:

se ky popull ( burra-gra-rini-fëmijë )

MË s’duron të jetojë nën robëri

PO gjakon dritë-LIRI…

 

… Krisma pushkësh ndër beteja

Për FITORE – dritë-Reja…

 

UÇK-eja po lufton

Mbarë Kosova po ushton

Të gjithë shqiptarët për t’i bashkuar

Nën FLAMURIN KUQ e ZI

Për KOSOVË-ÇAMËRI – SHQIPËRI…

 

E, VENDLINDJA THËRRET

E para – në ndihmë iu gjet.

III

 

Po…

Anembanë bOtës

u dëgjua Zëri i Kosovës

porsi deti dallgë-dallgë…

Hapen varre…

Hapen plagë…

Hapen horizonte…

 

Rihapen varre…

Rihapen plagë…

Rihapen horizonte të Reja…

Në MBROJTJE KOMBËTARE

SHndërrohet UÇK-eja;

 

Rivarrosen: trimat… dëshmorët… viktimat…

Ringjallen përsëri – feniksë të rinj…

 

Po, po…

Shërohen plagë

për LIRINË dritëbardhë

që në prag

Ja, ka ardhë…

 

E, VENDLINDJA THËRRET

Sërish – në ndihmë iu gjet…

 

IV

… edhe Sot

Anembanë Kosovës…

Jehojnë fushat-kodrat-malet…

Lufta jonë, o dot nuk ndalet:

pa e bërë SHQIPËRINË ETNIKE

me tërë bOtën

të jetë

Mike…

 

E, VENDLINDJA THËRRET

Dha frytin e vet –

U bë: FOND KOSOVE;

me shqiptarët

Anembanë kësaj bOte

për Sot –

e Mijëvjeçarin e Ri

Për DRITË e (I) L I R I . . .

 

( Bronx, NY Amerikë

Më 26.VIII. 1999 )

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …