MB: MOS NDIZNI ZJARRE! T’i ruajmë pyjet, sepse ato janë resurse të çmuara kombëtare!

Zjarrvënës të panjohur i vënë flakët Kosovës, duke vënë me qëllim zjarre e duke dëmtuar prona private dhe publike

Në Kosovë ditëve të fundit  një fushate ogurzeze në ndezjen e pronave publike në qindra lokalitete private e publike. Më tepër se 10 hektarë pyje po ndizen në pyjet e Blinajës, në fshatin Krojmir. Janë shënuar edhe zjarrëvënie brenda fshatit. Në Pejë kishte dy raste të zjarrvënies në qytet. Në fshatin Babiq, një i dyshuari i ka vënë zjarrin një sipërfaqe prej 80 ari të pyllit të tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. E rasti tjetër ka ndodhur në rrugën ‘Asllan Qeshëm’, ku raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një pylli .Në vende ngjarje kanë dal njësit përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë  lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Në Prizren, është raportuar për një zjarr në një pjesë të pyllit në fshatin Jeshkovë dhe Billushë në një teren shumë të vështirë. Njësit e zjarrfikëseve kanë dal në vendin e ngjarjes, mirëpo tereni është vlerësuar i vështirë. Zjarrfikësit janë në përpjekje për shuarje të zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar lidhur me zjarrin që ka kapluar sot supermarketin “Viva Fresh”, në qendër të këtij qyteti. Gjini përmes një postimi ka shkruar se është shumë e papërgjegjshme sjellja e individëve që rrezikojnë jetën e qytetarëve, duke shtuar se rastet e zjarreve janë shtuar në Gjakovë.  “Sot në Gjakovë ra zjarr në njërin ndër objektet e mëdha në qendër të qytetit, në qendrën tregtare Viva Fresh. Edhe pse dëmet materiale duket se janë të mëdha, fat i mirë është se nuk ka pasur viktima në njerëz.  Në ndërkohë, në komunën e Gjakovës në 36 orët e fundit janë shfaqur mbi 80 zjarre kryesisht në male dhe fusha. Është tejet e papërgjegjshme sjellja e individëve të caktuar, të cilët duke gjetur mënyra brutalisht të papërshtatshme të punëve në fusha, e vënë në rrezik jetën e njerëzve, pasurinë publike dhe i shkaktojnë dëme të pariparueshme mjedisit jetësorë”, tha Gjini.

Mbrëmë si pasoje një zjarri gjatë pastrimit të një pemishte në fshatin Dumnicë e epërme, të Podujevës, ishte djegur një pyll pronë private. Njësit e zjarrfikësve kanë dal në vende ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Po ashtu, në fshatin Dresnik të Klinës, raportohet për një zjarr në një hapësirë fushore dhe malore dhe si pasojë  ishte përfshi edhe një shtëpi e pabanuar e pronarit mashkull serb, i cili nuk jeton në Kosovë. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit  kanë dal në vendin e ngjarjes.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …