31 janari 1997, na mori tre luftëtarë të mëdhenj dhe dhimbjen na bëri të thellë sa deti, por lufta jonë çlirimtare mori shpirt dhe jetë, u rrit e lëshoi shtat, u mbushën fushat dhe malet tona plot me luftëtarë të UÇK-së, të cilët të udhëhequr nga idealet dhe për ta çuar në vend amanetin e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, luftuan kundër vrasësve të tyre, ranë nëpër beteja me pushtuesit tanë, e karvani i krushqve të lirisë ua bëri varrin pushtuesve derisa e flakën atë nga trojet tona dhe në këtë nënqiell, erdhi LIRIA.
Për jetë e mot do të mbeten në kujtesën e brezave heronjtë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu! 


Lavdi!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
