Mbahet mbledhja e rregullt e kuvendit të Komunës së Deçanit

Mbledhja e I- rë e rregullt e Kuvendit të komunës së Deçanit u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z.Hajdar Sutja, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të KFORIT- it, zyrtarë komunal. Për rend dite ishin propozuar këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës se Kuvendit për vitin 2023;

  3. Marrja e Vendimit për mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit si dhe mbledhjeve të KPF- së për vitin 2023;

  4. Shqyrtimi i Raportit të Planit të Integritetit;

  5. Shqyrtimi i Raportit të Kryetarir të Komunës për vitin 2022;

  6. Shqyrtimi i Raportit financiar të Ndërmarrjes Publike;

  7. Shqyrtimi i Draft- Rregullores për ndarjen e bursave, për bursa të studentëve;

  8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimi të Komisionit për ndarjen e bursave, për rritjen e buxhetit për bursa të studentëve;

  9. Marrja e vendimit për kryerjen e obligimeve ndaj Marrëveshjes së Komunës me Organizatën për Zhvillim Rural ( OZHR ) “ Mëshqerra “ – Prishtinë participim në projektin e përbashkët nga lëmia e blegtorisë, në shumën 39.600.00 për kontigjentin e dytë;

  10. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për hapjen e rrugës së re në Deçan;

  11. Si rend dite hyri, shqyrtimi i situatës me reshje atmosferike për kompensimin , raporte për dëme të shkaktuara në infrastrukturën rrugore, ekonomitë familjare dhe bizneset;

  12. Të ndryshme.

Pas sugjerimeve për ndryshime në procesverbal, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës. Të gjitha pikat e kësaj mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan.

Të pika e 7-të u formua një komision për bursat e studentëve, komisioni përbëhet nga:

  • Florim Mataj – AAk

  • Erdogan Dautaj – AAK

  • Albesa Cacaj – LDK

  • Mon Selmonaj – PDK

  • Orges Tafilaj – VV

Zeqë Malaj dhe Besart Cacaj, u caktuan nga Drejtoria e Arsimit. Mbledhja e ardhshme e Kuvendit do të mbahet muajin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …