Smajl Latifi: 31 janari 1997, na mori tre luftëtarë të mëdhenj

31 janari 1997, na mori tre luftëtarë të mëdhenj dhe dhimbjen na bëri të thellë sa deti, por lufta jonë çlirimtare mori shpirt dhe jetë, u rrit e lëshoi shtat, u mbushën fushat dhe malet tona plot me luftëtarë të UÇK-së, të cilët të udhëhequr nga idealet dhe për ta çuar në vend amanetin e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, luftuan kundër vrasësve të tyre, ranë nëpër beteja me pushtuesit tanë, e karvani i krushqve të lirisë ua bëri varrin pushtuesve derisa e flakën atë nga trojet tona dhe në këtë nënqiell, erdhi LIRIA.
Për jetë e mot do të mbeten në kujtesën e brezave heronjtë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …