Nexhmi Lajçi: Zoti Jeff Hovenier mos u bëj argat i dreqit

Zoti ambasador i vendit tek i cili shqiptarët dikur patën mbeshtet shpresat e tyre të fundit Jeff Hovenier mos u bej zëdhënës i dreqit të vogel (Serbisë) se atë e mbron dreqi i madh (Rusia), e nese keni harruar se kta dreqër tokat e kesaj ane i lanë me gjak të dlirë e i mbollën me njerëz të pafajshëm po ua rikujtoj me anë të këti albumi varrezorë se toka e Kosovës është e stërmbushur me trupa të shqiptarëve të të gjitha moshave pa dallim, pleq e plaka, burra e gra fëmijë të lindur dhe ende të pa lindur-në barkun e nënës. Vrasjet më rënda për ne e që do të duhej të ishin edhe për botën e civilizuar së cilës do të duhej ti takonit edhe ju zoti ambasador janë vrasjet për së dyti të kufomave shqiptare , coptimi i tyre, hudhja nëpër puse e lumenj, gropa masive, fshehja e tyre nëpër serbi dhe dergimi i tyre pas presionit ndërkombetar copa pas cope. Ti Jeff dhe shteti prej nga vjen SHBA-të ishit deshmitarë të masakrave serbe mbi shqiptarët masakra që tronditën botën e civilizuar, masakra të përmasave gjenocidiale prandaj u bindët ju dhe ju e bindët botën se duhej mobilizu aleancën më të madhe ushtarake të botës NATO-n për ta mbrojt nga zhdukja një popull të tërë, për çka edhe ju jemi falenderues. Por mos harroni se kjo që po bëni ju ndërkombetarët e mëse shumti Amerika më të deleguarit e saj, me asociacionin po edhe me gjykatën speciale në Hagë do të jetë një mesazh shumë i keq për Ukrainën se nese luftojnë për tu mbrojtur nga Rusia, pas lufte do ta kenë të njëjtin fat si shqiptarët që u mbrojtën nga Serbia apo jo zoti Hovenier. Premtimet e mëdha që zoti Joseph Robinet Biden na i dha sa herë që ai erdhi në Kosovë po edhe nga atje përtej oqeanit si duket ju të deleguarit e tij ju zotiJeff Hovenier dhe zoti Christopher Hill po i keqpërdorni apo mos e thasht zoti po i shisni duke u dhënë rrugë për në Serbi. Për atë që sot po pin uj në Beograd zotin Hill nuk na ngelet hatri edhe pse kush më mirë se ai i din raportet serbo-shqiptare po ju zoti Hovenier që ujin e pini të ne e argatin ja bëni Serbisë do ju mallkojnë eshtrat e shqiptarëve të mbajtura pëng nëpër Serbi, do ju mallkojnë varret ende të hapura për dekada rresht, do ju mallkojnë klithmat e mijëra fëmijëve të vrarë nga kriminelët serb, do ju mallkojnë mijra gra të dhunuara e mijëra tjerë të vrarë e masakruar anë e kand Kosovës, do t’ju mallkoj kjo tokë e larë më gjak për qindra vjet po nga kjo Serbi që ju po e shpërbleni me republika e asociacione me investime e ledhatime, e ndërsa ju e ndihmoni kudra kridhet e dridhet e buhet me Rusinë dhe fatkeqësishtë kulmi i kësaj pornografie janë duartrokitjet frenetike që i vijnë nga perendimi euroatlantik.
Nexhmi Lajçi

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …