Smajl Latifi: Shqiponja e Dushkajës qëndron si simbol i pathyeshmërisë dhe dashurisë për atdhe

Në fshatin Shqiponjë, ish-Jabllanicë e Gjakovës, u shënua të shtunën 26-vjetori i çlirimit nga forcat serbe, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës në Dukagjin. Me këtë rast, u bënë homazhe për 43 dëshmorët që ranë në betejat për liri, ku morën pjesë Ramush Haradinaj, Ali Ahmeti, Smajl Latifi, Bashkim Ramosaj, Ardian Gjini, Lahi Brahimaj, Bali Muharremaj dhe shumë qytetarë.

“Aty ku historia flet me zë krenar dhe dheu mban gjurmët e sakrificës, Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës qëndron si simbol i pathyeshmërisë dhe dashurisë për atdhe. Sot, më 17 maj, kjo vatër heroizmi dhe qëndrese, me një tubim madhështor, shënoi 26-vjetorin e çlirimit, duke u përulur me nderim e mirënjohje para veprës së dëshmorëve që ranë për lirinë tonë dhe që prehen të qetë në kompleksin përkujtimor në Shqiponjë.

Lavdia e tyre është gurthemel i lirisë sonë dhe do të jetojë me shekuj”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook,, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë ka shpallur vendimin preliminar për subvencionimin e Organizatave Jo Qeveritare

Komuna e Vitisë, përmes Komisionit për ndarjen e subvencioneve nga fusha për Kulturë, Rini dhe …