Sondazhi më i ri: PDK-ja e para, LDK-ja e dyta dhe LV-ja e treta

Sondazhi më i ri: PDK-ja e para, LDK-ja e dyta dhe LV-ja e treta

Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale, ka publikuar një sondazh sipas të cilit fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit del koalicioni PDK-AAK-Nisma me 40.82 për qind të votave, ndërsa koalicionin LDK-AKR-Alternativa me 30.22 për qind të votave. Po sipas këtij sondazhi, Lëvizja Vetëvendosje! renditet në vendin e tretë me 19.45 për qind të votave. Sondazhi i Institutit për Hulumtime dhe Analiza Sociale – Prishtinë është realizuar në shtatë qendrat kryesore të Kosovës (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë), kurse si mostër janë marrë 3500 respodentë, të përzgjedhur sipas metodës rastësore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …