Sonja Biserko: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore është çështje politike

Sonja Biserko: Serbia ka potencial për ta rritur tensione, por Perëndimi është i përgatitur ta parandalojë çdo lloj përshkallëzimi

Drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, në një intervistë për RTV21, ka folur për tema të ndryshme, duke filluar me komentimin e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën e 17 dhjetorit në Serbi, teksa shtoi se për ta ndryshuar shoqërinë, ajo çfarë është e nevojshme është distancimi nga politika e Millosheviqit. Biserko, ndër të tjera, theksoi se një përshkallëzim i ri në Ballkan, veçanërisht në Kosovë, ose normalizimi i raporteve Kosovë – Serbi me fitoren e Vuçiqit, do të varet shumë nga efikasiteti perëndimor për të vepruar në rajon. Duke folur për sulmin e shtatorit në Bajnskë të Zveçanit, Biserko deklaroi se Serbia  ka potencial për ta rritur tensione në radhë të parë por, sipas saj, Perëndimi është i përgatitur të parandalojë çdo lloj përshkallëzimi sepse është mjaft e qartë se Ballkani është shndërruar në një prioriteti sigurie për Perëndimin dhe nuk do të heqë dorë lehtë nga Ballkani Perëndimor. Memli Krasniqi: Modeli i qeverisjes së mirë vendore në Ferizaj, po i mungon Kosovës në nivel qendror.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …