Biserko

Sonja Biserko: Zyrtarë serbë presin një ndryshim në planin global ku Serbia të mbetet nën sferën e interesit rus

Kryetarja e Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, deklaratat e Ivica Daçiqit se Amerika, Britania e Madhe dhe Franca janë armiq të Serbisë, bashkë me apelin e një pjese të Kishës Ortodokse Serbe që mos hiqet dorë nga Kosova si dhe deklaratat e kryetarit të Serbisë Alaksandar Vuçiq për Kroacinë, tregojnë se Serbia s’e ka ndër mend që energjinë e vet ta përqendrojë në anëtarësimin në Bashkimin Europian, Ajo ka thënë për gazetën e Beogradit “Danas”  se është e qartë se zyrtarë serbë po presin një ndryshim në planin global. “Ende po pritet në ndryshimin e rrethanave të jashtme në të cilat Vladimir Putin e Donald Trump do të merreshin vesh për interesat e veta në Ballkan, në mënyrë që, siç dëshirohet, Serbia të mbetet nën sferën e interesit rus.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …