Brickos

Sonte në ora 17:00 në qendër të Deçanit do të bëhet ndezja e qirinjve në nderim të Liridona Ademaj 

Sonte, ditë e Martë, data 5 Dhjetor, në ora 17:00 në qendër të Deçanit (afër rrethit) bëhet ndezja e qirinjve në nderim të Liridona Ademaj, e cila humbi jetën tragjikisht nga një krim makabër. Liridona, ishte vajza e dikujt, ishte motra e dikujt, ishte nëna e dikujt, do të mund të na ndodhte gjithsecilit nga ne, prandaj dhimbja për të është e gjithë neve! Andaj ti them JO vrasjeve, krimit dhe akteve të tilla! 5 minuta nga ju, është fuqia e mesazhit që përcjellim!

Ju mirëpresim!

Me respekt,

Këshilli Organizativ:

Zyra e Kryetarit të Komunës së Deçanit dhe Zyra për Barazi Gjinore.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …