leoni

Sot më 10 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Sot më 10 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Sot më 10 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Kjo datë është një përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik. Asambleja e Përgjithshme shpalli këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer; Richard Grenell, po punon për largimin e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij nga pushteti, pas zgjedhjeve

Richard Grenell: “Haga është jashtë kontrollit, kjo është ajo që ka bërë Jack Smith”

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar sërish …