leoni

Sot 24 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të themelimit të Policisë së Republikës së Kosovës, zëvendës kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, bashkë me drejtor të drejtorive komunale, kanë vizituar stacionin policorë në Viti, ku u pritën nga Komandanti i Stacionit, Kapiten Afrim Halili. Me këtë rast zëvendëskryetari Aliu, falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet komunale dhe ju uroj 24 vjetorin e themelimit të Policisë. Ai theksoi se, përkundër kushteve aspak të mira në të cilat po punojnë e që mbretërojnë në këtë stacion, komandanti dhe pjesëtaret e policisë po bëjnë një punë të shkëlqyeshme në Viti. Kujtojmë se më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …