Sot, asnjë rast i shënuar me COVID-19 në Komunën e Malishevës

Në raportin e fundit të publikuar sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik, në Komunën e Malishevës, nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19 dhe ky përbën një lajm shumë të mirë për Malishevën, pasi bëhet fjalë për mbi 50 mostra të cilat janë analizuar dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vet drejtori i IKSHP-së, Dr.Naser Ramadani, në një bisedë telefonike me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ka informuar se mbi 50 mostra që janë analizuar, të gjitha kanë dalë negative. Në mesin e mostrave, ishin edhe punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Malishevë dhe ky përbën lajm të mirë për Malishevën. Në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, nënkryetari Hajdin Berisha, ju bën thirrje qytetarëve që ti zbatojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi këto këshilla janë e vetmja armë e suksesshme për ta luftuar këtë pandemi që e ka kapluar tërë botën.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

TI NDIHMOJNË PAK MJEKËT QË ATA TË NA NDIHMOJNË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …