Kompania “Stone Castle Vineyards and Winery” i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë një donacion prej 10.000 litrave të alkoolit etilik (destilat)

Kompania “Stone Castle Vineyards and Winery” i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë një donacion prej 10.000 litrave të alkoolit etilik (destilat), i cili do t’ju shërbejë institucioneve shëndetësore. Gjithashtu, ajo i ka dhuruar destilat edhe Komunës së Rahovecit dhe Stacionit Policor në Rahovec, si nevojë e jona për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Produkti i dhuruar për institucionet shëndetësore është konfirmuar për cilësinë e tij paraprakisht nga kompania “Trepharm”. Komuna jonë është me fat që ka një kompani sikur Stone Castle, e cila po ndikon jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e bujqësisë, përkatësisht vreshtarisë dhe verëtarisë në Rahovec e më gjerë. Bashkëpunimi me personalitete të shquar e të dëshmuar është pasuri për të gjithë ne, e Baca Rrustem Gecaj, njihet përveçse si afarist i zoti, edhe kontribues i madh i shoqërisë dhe kombit shqiptar. Me këtë rast, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, e falënderoj për gatishmërinë, ndihmën dhe solidaritetin e treguar jo vetëm ndaj Komunës së Rahovecit, edhe në këto ditë jo të lehta për të gjithë ne. Shfrytëzoj rastin të falënderoj edhe menaxherin e kësaj kompanie, Ylber Bajraktari, të cilit i shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ka thënë Kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …