Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë është garanci dhe nder për vendin tonë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se deklarata e Departamentit të Shtetit se nuk ka asnjë plan sekret për shkëmbim të territoreve shuan zërat konspirativ për ekzistimin e planeve të tilla. “Deklarata e sotme i jep besim shtesë arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë nën ndërmjetësimin e SHBA-ve për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB. Nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë është garanci dhe nder për vendin tonë”, ka shkruar Limaj. Ai ka theksuar se Kosova është e bekuar me miqësinë me SHBA-të.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …