Sot është përkujtuar veterani i UÇK-së, Zenel Goxhuli në një vjetorin e ndarjës se tij nga jeta

Besim Asllani: Sot është përkujtuar veterani i UÇK-së, Zenel Goxhuli në një vjetorin e ndarjës se tij nga jeta

Sot, me rastin e një vjetorit të ndarjes (fizikisht) nga ne, të komandantit të Togut tonë – Zenel Goxhuli, në shenjë mirënjohje për veprimtarinë e tij, mbajtëm një tubim me ç’rast zbuluam edhe pllakën përkujtimore për komandantin. Komandant Zenel Goxhuli ishte personalitet i veçant, marrë parasyshë veprimtarinë e tij para, gjatë dhe pas luftës, andaj në një fjalë rasti që mbajta në emër të bashkëluftëtarëve evokova disa nga kujtimet e përbashkëta për periudhën më të vështirë që kaluam bashkë. Komandant Togu – Zenel Goxhuli, do të mbahet në mendje gjithmonë nga ushtarët dhe të gjithë që e njohen, për trimërinë, vendosmërinë si dhe modestinë e tij prej komandanti, duke qenë se edhe pas luftës ai nuk lakmoi postet e rëndësishme, por vazhdoi me jetën e profesionin e tij sikur edhe para lufte, ndërsa gjithmonë i gatshëm, punëtor e organizator në të mirë të qytetarëve. Lavdi e përjetshme komandant Zenel Goxhuli! ka shkruar Besim Asllani.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtori i AMMKM z. Imer Hakaj, ka vizituar Homazhe për Ditet e Nëntorit

Drejtori i AMMKM z. Imer Hakaj dhe stafi i agjencisë bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Për nderë të festave të nëntorit, ngritjës së flamurit në Krujë nga kryetrimi i Arbërisë, …