leoni

Përfaqësuesit e BE-së të shqetësuar rreth incidenteve në veri

Përfaqësuesit e BE-së të shqetësuar rreth incidenteve në veri

Përfaqësuesja e Posaçme e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe shefi i Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 11 qershorit, Alojz Peterle, kanë shprehur shqetësimin rreth incidenteve dhe kërcënimeve dhe presionit që po ndodhin në pjesën veriore të Kosovës, në kohën e fushatës zgjedhore. “Ne përsërisim nevojën që të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga praktikat që janë në kundërshtim me parimet demokratike dhe në mënyrë të përpiktë ta respektojnë ligjin”, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. “Për ne, e drejta e Kosovës për të zgjedhur udhëheqësit e saj, pa frikë apo ndërhyrje, është një parim i shenjtë. Çdo gjë më pak se kjo nuk paraqet demokracinë që njerëzit në Kosovë e presin dhe e meritojnë”, përfundon deklarata e përfaqësuesve të BE-së në Kosovës. Reagimet e zyrtarëve të BE-së kanë pasuar disa incidente në veri të Kosovës ndërmjet përfaqësuesve politik serbë.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesi i Anglisë në KS të OKB-së, shprehu mbështetjen e vendit të tij për sovranitetin dhe Pavarësinë e Kosovës

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar ka shprehur qartë mbështetjen e vendit të tij për sovranitetin …