Ka nisur asfaltimi i rrugës së quajtur Drumi i telit në fshatrat e Deçanit

Ka nisur asfaltimi i rrugës së quajtur Drumi i telit në fshatrat e Deçanit   projekt ky shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj ane. Për të parë nisjen e asfaltimit të kësaj rruge, në këtë pjesë të qytetit ka qëndruar kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj si dhe nënkryetari Sami Cacaj me bashkëpunëtorë. Selmanaj është shprehur shumë i kënaqur me realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për banorët e këtij lokaliteti, pasi realizimi i tij do të krijojë kushte më të mira dhe qasje më të lehtë më qytetin e Deçanit. Selmanaj me këtë rast ka falënderuar banorët e fshatrave Isniq, Strellc i Ulët dhe Strellc i Epërm për bashkëpunim gjatë kryerjes së punimeve duke mos vënë asnjë pengesë në hapjen e kësaj rruge. Rruga “Drumi i telit” lidhë 23 fshatra të komunë së Deçanit dhe Pejës, si dhe do të bëhet arteria kryesore e qarkullimit për banorët e këtij lokalitet sidomos gjatë stinës së verës kur numri i makinave rritet dukshëm, kjo rrugë lidhë pothuajse fshatrat më të mëdha të komunë së Deçanit dhe mundëson qarkullimin më të shpejt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …