leoni

Shkolla Fillore “ Qamil Ilazi” nga Kaçaniku i Vjetër e para në Testin e Arritshmërisë në nivel komunal

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka publikuar rezultatet e testit të Arritshmërisë për nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë. Shkolla Fillore dhe Mesme e Ulët “Qamil Ilazi” nga Kaçaniku i Vjetër ka arritur rezultatin më të mirë në nivel komunal, duke u radhitur e para me shkallë të kalueshmërisë prej 52,18 %, shkolla e dytë është radhitur “Emin Duraku” nga Kaçaniku me 52,16 % e treta “Jusuf Gërvalla” me 46,72 %, e katërta “Ali Asllani” me 45,53 % etj. Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi ka thënë se Testi i Arritshmërisë ka për qëllim që t’i orientoj nxënësit në shkollimin e mëtejmë në bazë të numrit të pikëve të fituara. Testi i Arritshmërisë sivjet është mbajtur më 26 maj në gjithë vendin, ndërsa në komunën e Kaçanikut iu kanë nënshtruar gjithsej 571 semimaturantë nga 12 shkolla fillore amë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …