Sot hyn në fuqi armëpushimi në mes Hamasit dhe Izraelit

Ministria e Jashtme e Katarit tha se armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – do të hyjë në fuqi të dielën e 19 janarit në orën 06:30 sipas kohës lokale. Radio Evropa e Lirë njofton më tutje se kjo marrëveshje është arritur pasi mëngjesin e së shtunës, Qeveria në Izrael miratoi marrëveshjen për armëpushim në Gazë. Pakti parasheh lirimin e dhjetëra pengjeve dhe ndaljen e luftës 15-mujore me Hamasin, duke i sjellë të dyja palët një hap më pranë përfundimit të luftës më vdekjeprurëse dhe shkatërruese që kanë zhvilluar ndonjëherë. Sipas marrëveshjes, 33 pengje do të lirohen në gjashtë javët e ardhshme, në këmbim të lirimit të qindra palestinezëve të burgosur nga Izraeli. Pjesa e mbetur e pengjeve, përfshirë ushtarë, do të lirohen në fazën e dytë, e cila do të negociohet gjatë fazës së parë. Hamasi tha se nuk do të lirojë pengjet e mbetura, pas fazës së parë, pa një armëpushim afatgjatë dhe tërheqjen e plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …