Sot, në 40-vjetorin e rënies, me aktivitete tematike e përkujtimore u përkujtua dhe u nderua dëshmori, Nazmi Muja

Sot, në 40-vjetorin e rënies, me aktivitete tematike e përkujtimore u përkujtua dhe u nderua dëshmori, Nazmi Muja

Sot, në 40-vjetorin e rënies së  dëshmorit, Nazmi Muja, në fshatin  Gradicë të komunës së Drenasit, duke filluar nga ora 12:00,  u bënë  homazhe, në nderim  dhe përkujtim të dëshmorit, i cili ishte vrarë mizorisht nga zyrtarë të shërbimit sekret të  ish-Armatës  Jugosllave. Në vazhdim të aktiviteteve, në orën 14:00 nën përkujdesje zyrtare,  në ambientet e Shtëpisë së Kulturës të Komunës së Drenasit,  të mbushur përplot me të ftuar, u shfaq filmi  dokumentar i TV-Diellit për dëshmorin, Nazmi Avdullah Muja.

Pas shfaqjes së filmit, me një fjalë rasti për vrasjen e ushtarëve shqiptarë në ish Jugosllavinë  dhe përpjekjet e regjimit për t’ i paraqitur  të gjitha vrasjet e tyre si vetëvrasje, në kohën e regjimit të Titos e më pas në Serbinë e Millosheviqit,  foli nënkryetari i komunës,  Arben Shala.

Në fund, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas përshëndeti familjen Muja dhe të pranishmit në këtë aktivitet tematik e përkujtimor, i ndau mirënjohje familjes së dëshmorit, Nazmi Avdullah Muja.  

Në fjalën përmbyllëse, konferencieri, Naim Krasniqi përshëndeti dhe falënderoi të gjithë të pranishmit, kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovci dhe stafin e tij, si dhe TV-Diellin, realizues  i këtij dhe i filmave të tjerë për dëshmorët e kombit.  

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Albin Kurti: Është koha që kryetarët e katër komunave në veri të vazhdojnë detyrat në objektet komunale

Kryeministri Albin Kurti,  ka reaguar në lidhje me procesin e votimit në katër komunat në …