Albert Z. Zholi

 Albert  Z.  Zholi: Mesazhi i një nate pranvere 

Atë mbrëmje pranvere ndjehesha tepër i lodhur. Sa hyra në shtëpi mbylla celularin dhe u shtrivanë shtrat, pa komunikuar me askënd. Gjumi më kaploi menjëherë si magnet. Të nesërmen, kur u ngrita, koka më rëndonte si vare. Hapa celularin. Menjëherë ndjeva sinjalin e mesazhit. Në rubrikën e mesazheve lexova me një frymë: “Berti, të mora në telefon mbrëmë, por e kishe fikur.
Takohemi në orën 08.00 te stacioni, Akademia (Athinë), te stacioni i autobusit 103. Afrimi”. – Nuk më mbeteshin as 25 minuta kohë për tu bërë gati. Ishte e diela e dytë e Marsit. U bëra gati ngutshëm, ashtu si munda, dhe u nisa për te vendi i takimit…Kur mbërrita, Afrimi, me një paraqitje të jashtme të shkujdesur, (jashtë  natyrës së tij), rrinte strukur te stoli i stacionit me bërrylatë vendosur mbi gjunjë dhe mollëzat e duarve në nofulla. “Diçka i ka ndodhur?”, belbëzova me vete. Sa zbrita nga autobusi ai u ngrit dhe më përqafoi me lot në sy. -Ç’ke? Si është puna që je katandisur kështu?!, -i themi tronditur.
-Hajde të pimë një kafe, e të them se çfarë kam, – shqiptoi me ngut. U ulëm në lokalin më të afërt dheporositëm çaj ndërsa ai kafe.
– Hë, fol! Tregomë se s’duroj dot më, – i thashë duke ilexuar shqetësimin në çehre.
-Ç’është kjo jetë, – tha dhe tundi kokën. – Flluskë sapuni është, – dhe psherëtiu.
Tashmë lotët nga sytë nuk mundi t’i mbante. Më çoroditi fare. Ai e kuptoi ankthin tim dhe filloi të fliste sërishmi me një zë…
-Mbrëmë më vdiq gjyshja…
-Si, vdiq gjyshe Afërdita?!
S’mund ta besoja. Kisha vetëm një javë pa e parë. Ajo më donte njëlloj si Afrimin. Kështu më thoshte sa herë shkoja për vizitë dhe fillonte të më pyeste ç’farë kisha shkruar, si shkonin punët nga Shqipëria…
-Uau, sa keq!
-Po, – dhe psherëtiu thellë sërishmi.
-Vdiq, në orën 23.00, dha shpirt tak-fak. Po bisedonim për të shkuar në verë për Shqipëri. Kishte 8 vjet pa prekur atë tokë, ti e di mirë. Kur i thashë se me kartën jeshile e kishim të lehtë për të shkuar në dheun tonë, kaloi në një gëzim të tejskajshëm. Lotoi nga gëzimi. Sytë i çelën dhe çehrja filloi ti shndriste nga gëzimi si fëmijë… Vështrimi i lodronte si një lepurush në gëmushë. Hidhej nga një sy te tjetri. Pas pak minutash mbeti si pa frymë, ngriu si statujë. I hodha ujë, i fërkova ballin, supet dhe e shtriva në krevat. Ashtu e përhumbur fliste përçart nga gëzimi.  -Rrofsh, more djalë!Rrofsh! Behari erdhi. Është shumëafër, shumë…Duke parë gjendjen e saj, telefonova Artanin, doktorin. Duhet të vinte urgjentisht. Nëna dhe babai rrinin sitë ngrirë. Pa arritur te telefoni dëgjova:
-Bir, më vendos një kasetë me këngë polifonike…
Dua ato këngë që më shërojnë, – pëshpëriti ajo me gjysmë zëri.
-Vura në magnetofon një nga kasetat me këngë tëzgjedhura polifonike që i kishe sjellë ti në Janar (2000). Kur në dhomë u përhapën tingujt e parë të polifonisë, ajobuzëqeshi. Sa e bukur mu duk ato çaste. Dukej sikur në atë çast shikonte luginën e Vjosës me ato zajet e bardha që ndrisin
si xhevahir. Sytë e saja gjelbëronin si rrapet që tundin fletët në puhizë. Hapi krahët dhe duket sikur përqafonte qemerin eportës ku kish lindur. Më pas sikur puthte gurët e sokakut ku çapte. Diku një këngë bilbili, aroma e rigonit dhe sherbelës.Ishin mbledhur rreth saj gjithë fshatarkat dhe i tregonin përfëmijët, për ndodhitë e fundit të fshatit për të mbjellat, përbagëtitë dhe ajo i dëgjonte dhe kënaqej. I tregonin se kush nuse kish lindur e kush ishte përcjellënga kjo jetë dhe ajo kënaqej e trishtohej njëkohësisht. Për disa sekonda buzëqeshja dhe shkëlqimi i syve i jepnin asaj fytyre një pamje engjëllore. Atë këndellje që ta dhuron vetëm
toka dhe kënga jote. Pastaj diçka belbëzoi nën psherëtimë dhe pas 5-6 sekondash mbylli sytë…U afrova t’i ndieja frymëmarrjen. E qëllova me shuplaka në fytyrë por më kot…Kur erdhi Artani asaj ende nuk i ishte venitur buzëqeshja dhe kënaqësia nga fytyra për lajmin e mirë se në verë do të shkonim në Shqipëri. Magnetofoni ende përhapte tingujt e një kënge polifonike… Ishte dëshira e saj të mbyllte  sytë duke dëgjuar një këngë polifonike shqiptare. “Këngapolifonike është bashkimi i magjisë së tingullit me magjinë e fjalës”, më thoshte. Pa këto këngë populli do dukej si pa zë dhe pa fjalë. Kënga polifonike është memoria e gjallë enjë kombi, ajo përbën themelin e historisë së transmetuar në shekuj. “Na kanë sulmuar ndër shekuj bir!Po këngën s’na e pushtuan dot! Aty është liria dhe dheu ynë!Aty është grembi i madh i krenarisë që na është mëkuar në gjak për tokën tonë të të parëve,” thoshte gjithnjë. Vallë ai dëgjonte dhe në rrugëtimin e saj drejt pavdekësisë tingujt e
atyre këngëve që vazhdonin ende të përhapeshin siç i donte ajo, në hapësirën e dhomës së një banese të marrë me qira në Greqi, 700 km larg shtëpisë së saj? Gruaja që e dashuroi kaq shumë jetën, fëmijët, mbylli sytë nën tingujt e këngës polifonike që i donte dhe i barazonte me atdheun dhe me ëndrrën se së shpejti do të shkonte në Shqipëri, në dheun e saj të bukur, në malet e saja, nën vajzërinë tërë nur që bridhte në ato lule, shkëmbinj e shtëpi

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Iku në përjetësi penë arti Fadil L. Curri

Më 6 prill pushoi zemra e shkrimtarit, gazetarit dhe intelektualit të shquar, Fadil L. Curri …