leoni

Sot në Bujanoc u mbajt protesta gjithë-popullore e shqiptarëve të Kosovës Lindore kundër diskriminimit nga Serbia

Sot në Bujanoc u mbajt  protesta gjithë-popullore e shqiptarëve të Kosovës Lindore. Në Sheshin Skënderbeu, emërtim të cilin nuk e pranon Qeveria e Serbisë, në mënyrë të qetë kanë protestuar qindra shqiptarë, ku ishin të pranishme edhe forcat policore. Para të pranishmëve me një fjalë rasti është paraqitur deputeti shqiptar në Kuvendin e Shqipërisë, Shaip Kamberi, i cili e akuzoi Qeverinë serbe për mohimin e të drejtave të pakicës shqiptare, duke thënë se ajo nuk dëshiron integrimin e tyre në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Përveç drejtuesve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, në mbështetje ishte edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila ka shkruar se po ngrisin zërin për të drejtat e mohuara. Ndërkohë, ditë më parë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka theksuar se protesta në Bujanoc është e orientuar kundër Qeverisë së Serbisë dhe diskriminimit që po iu  bëhet në vazhdimësi dhe i cili  po shkon duke u thelluar.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: S’ka bazë ligjore që Kurti të prezantojë buxhetin dhe ta votojë – “Mos bini pre e propagandës”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj mundësisë që deputeti …