Sot në ditën e tretë e të fundit të manifestimit, “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, përmbyllen aktivitetet treditore

Sot në ditën e tretë dhe të fundit të manifestimit Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të përmbyllen aktivitetet treditore. Në Prekaz, në vendlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari  do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve”. Koncerti  tradicional festiv mbahet në sheshin “Adem Jashari”, në orën 18.00 në Skenderaj. Ndërkaq ndezja e flakadanit bëhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Nata e Zjarreve shënohet me ndezjen e flakadanit   edhe në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, po ashtu në orën  18.oo. Po sot në ditën e  24-vjetorit të  shënimit të Epopesë së UÇK-së, Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës organizon turneun “Të gjithë vëllezërit së bashku”, në Kampin Edukativ Nacional, që pritet të mbahet në Hajvali.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Diaspora, shtylla e Kosovës në çdo periudhë historike

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar …