Brickos

ABC

Sot shënohet 7 marsi Dita e shkollës shqipe

Sot është  7 marsi,   Dita e shkollës shqipe. Kjo ditë, me aktivitete të ndryshme tematike e kulturore  përkujtohet kudo në trojet shqiptare. Pas përpjekje të shumta të atdhetarëve rilindës shqiptarë, më 7 mars të vitit  1887 u hap shkolla e parë shqipe në Korçë. Pandeli Sotiri, Mësues i parë, i kësaj shkolle ishte  atdhetari, arsimues dhe rilindësi  i mirënjohur shqiptar, Pandeli Sotiri. Ai  së bashku me Petro Nini Luarasin mori mësimet e para në Qestorat, te  Koto Hoxhi. Në hapësirën shqiptare po shtoheshin pa reshtur shkolla të huaja sidomos ato greke si dhe shkolla fetare të ndryshme. Dërgimi i Pandeli Sotirit në Korçë ishte një mision i rëndësishëm historik, jo vetëm thjeshtë një emërim mësuesi apo drejtori. Misioni Pandeliut ishte të drejtonte e të zhvillonte vetë punën e mësuesit të gjuhës shqipe. Ajo shkollë  ishte kombëtare dhe laike njëkohësisht, ishte shkolla e të gjithë shqiptarëve, e cila më vonë u pasua edhe me hapjen e Shkollës së Vajzave e shkolla të tjera kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …