Sot në Gjakovë rivarroset martiri i kombit Vegim Kasim Qerkezi, i rrëmbyer nga forcat serbe gjatë luftës

Sot në Gjakovë rivarroset martiri i kombit Vegim Kasim Qerkezi, i rrëmbyer nga forcat serbe gjatë luftës

Ditë më parë është identifikuar Vegim Kasim Qerkezi, i rrëmbyer nga forcat serbe gjatë muajit mars të vitit 1999. Në nderim të tij, Komuna e Gjakovës bashkë me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur organizojnë ceremoninë e rivarrimit të martirit Vegim Kasim Qerkezi. Ceremonia mbahet sot me fillim në orën 13:00 dhe zhvillohet sipas kësaj agjende. Homazhe në Varrezat e Martirëve në Çabrat të Gjakovës. Akademi për Vegim Kasim Qerkezin e cila po ashtu mbahet në Çabrat dhe ceremonia e rivarrimit të martirit. Për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Mbyllen 400 biznese në Kosovë në tre muajt e parë të këtij viti

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, njoftoi  se në tre muajt e fundit …