Limak Kosovo
Fillimi / Lajmet / Trump shprehet optimist se SHBA-ja do të dalë shumë shpejt me një vaksinë kundër koronavirusit
Trump shprehet optimist se SHBA-ja do të dalë shumë shpejt me një vaksinë kundër koronavirusit

Trump shprehet optimist se SHBA-ja do të dalë shumë shpejt me një vaksinë kundër koronavirusit

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu optimizmin e tij se SHBA-ja do të dalë së shpejti me një vaksinë kundër koronavirusit, duke thënë se tre kërkues të tyre “duken vërtetë, vërtetë mirë”. “Mendojmë se do ta kemi shpejt”, tha Trump në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë, por pa dhënë detaje të tjera. Komentet vijnë kur numri i të infektuarve me koronavirus brenda një dite në SHBA ka kaluar 50,000 për herë të parë. Kjo duket se ka ndryshuar edhe qëndrimin e kryetarit në lidhje me maskat mbrojtëse. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave me koronavirus: mbi 2.7 milionë, përkatësisht mbi 128,000. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë infektuar mbi 10.7 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 517,000 kanë vdekur dhe mbi 5.5 milionë janë shëruar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari e vlerëson lartë angazhimin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në kohë pandemie

Kryetari Jashari e vlerëson lartë angazhimin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në kohë pandemie

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, të dieelën bashkë me drejtorin e inspektoratit atje, ...