mbpzhr 2018
kek baneri
valamobile
Fillimi / Tema Historike / Mihal Grameno: Kryengritja Shqiptare
Mihal Grameno: Kryengritja Shqiptare

Mihal Grameno: Kryengritja Shqiptare

“Çerçizi u tregua një dragua në këtë luftë. Ai replikonte me ushtarët. Jemi bijtë e Skënderbeut dhe nuk jepemi, por do të luftojmë gjer në orën e fundit. Shqiptari di të vdes sipas zakonit e nderit. Vetëm dhe vetëm atëherë munda të besoj historinë e kombit tonë. Atëherë munda të njoh burrërinë dhe trimërinë e stërgjyshërve tanë, të kuptoj e të çmoj vleftën e këtij djali trim se megjithëqë u rrit i përkëdhelur, nuk i trembej vdekjes. Zbathur, kolos, me leshra përpjetë, vërtitesh nga të gjitha anët si një komandant i madh, me pushkën në dorë e gjashtaren në dhëmbë, duke burrëruar neve, duke qëlluar mbi ushtarët. Fytyra e tij këtë ditë ishte më e çelur se kurdoherë”.

“Do të përpiqem me sa është e mundur që të përmbledh me pak fjalë ngjarjet e kësaj lufte, e cila ka për të mbetur e paharruar dhe historike, në historinë e ringjalljes së Shqipërisë, se trimëri e kësaj lufte do të mbetet shëmbull për pritmjen, se u nderuan armët e Shqipërisë si në kohët e Skënderbeut”, shkruan Gramenoja në librin e tij “ Kryengritja shqiptare” të botuar në vitin 1921 në Vlorë.

Pas vrasjes së bimbashit turk të Gjirokastrës, çeta e Çerçiz Topullit ishte strehuar një një shtëpi gjirokastrite, një informator do t`i spiunonte ata tek garnizoni turk i Gjirokastrës. Duke u gdhirë data 18 mars, rreth 150 ushtarë të këtij garnizoni do të tentonin të kapnin në rrethim pjestarët e çetës. Por duket se kjo përpjekje u pikas në kohë nga çeta e Çerçiz Topullit çka bëri që luftëtarët e saj të largoheshin menjëherë nga qyteti për në zonën e fshatrave përreth.

“Kur po shkonim me nxitim në përrua përnjëherësh dëgjuam buçimën e trumbetës dhe me vrap zunë plumat të na shkojnë përmbiu krye, duke fërshëllitur! Ah ! Ishte një çast që nuk mund ta tregoj dot !”, shkruan Mihal Gramenoja në “Kryengritja shqiptare”.

”Gjithë kësisoj edhe vërshëllima e pushkëve që vinte si breshëri përmbi krye, vazhdon ai rrëfimin për Luftën e Mashkullorës, na shurdhonte veshët, po duke i dhënë shoku-shokut kurajo edhe duke rënë ku këtu ku atje, u mësuam edhe nuk na bënte ndënjë përshtypje !”.

Pas disa orësh ndjekje nga forcat turke çeta do të përgatitej për luftë duke u strehuar në haurin e Abaz Çanos, në rrethinat e fshatit Mashkullorë.

Edhe pse askerët hapen zjarr të befasishëm, Çerçizi dhe Asllani zunë më shpejt se ushtarët haurin e Abaz Çanos dhe hapën zjarr mbi ta. Zemani, Myftari, Hajredini e Mihali, erdhën njëri pas tjetrit në drejtim të haurit. Gjatë rrugës nëpër lëndinën që të çonte tek hauri, u vra luftëtari 18 vjeçar i çetës, përmetari Hajredin Tremishti. Mihal Grameno, i cili ishte më pranë tij, nuk mundi të merrte trupin e pa jetë të Hajredinit. I pikëlluar jashtë mase Mihali u dha shokëve lajmin e vrasjes së Hajredin Tremishtit. Marrja e hakut ishte flakë për flakë. “Tre askerë njëri pas tjetrit, thotë Mihali, qëlloi Çerçizi, e të tjerë të plagosur që u dëgjoheshin ulërimat, sa i detyroi të tërhiqen…

Kapedani dhe prijësi Çerçiz Topulli, pas humbjes së Hajredinit ju drejtua shokëve:

“Të rrojë Shqipëria se edhe neve si Hajredini do të vritemi, por, o burrani, shok, të zëmë vendet e të luftojmë burrërisht dhe mos u trëmbni”.

Braktisja e shtëpisë dhe lëvizja përmes përroit sin dhe dalja tek hauri i braktisur i ndihmoi përkohësisht luftëtarët e çetës së Çerçizit; ndërsa Hito Lekdushi, duke parë strehën gërmadhë në pamundësi pozicionimi mundi të largohej dhe çeta e rrethuar tek hauri mbeti me pesë vetë, përballë rreth 150-200 askerëve osmanë (sipas M. Gramenos). Hito Lekdushi ishte luftëtari që nuk mundi të futej në “kështjellën-haur”, një grup askerësh arritën ti prisnin udhën dhe përgatiteshin ta kapnin. Por, labi kurveleshas nuk e humbi kontrollin. Ai çau trimërisht përmes shkrepave të Levenishtës, u përlesh me armë e trup me trup me askerët, pas 3-4 orësh luftim çau rrethimin dhe u ngjit në malin e Gjerë. Rapsodi lab vargëzoi popullorçe:

“Ndriçoi hëna ngjyrë prushi
Se shkonte Hito Lekdushi’
Për Hito Habibin thonë
Kërkonte haka të zonë..

Hito Xhelil Habili (Lekdushi), i njohur në historinë kombëtare si Hito Lekdushi ishte shok armësh me Çerçiz Topullin e Mihal Gramenon, ku më 9 mars 1908, me Bajram Ligun nga Prongjia, shkroi historinë e atentatit të shekullit kundër komandant i xhandarmeisë në Gjirokastër, që terrotrizonte një popull të tërë.

“Duhej që të mos ndodhesha unë që të merrja anë në Luftën e Mashkullorës se fuqia ime është e dobët për ta përshkruar e zografisur ashtu sikundër ngjajti. Duhej pendë historiografi të sosur, duhej penda e një mjeshtri të vërtetë, duhej të ndodhej një shkenctar ushtarak dhe duhej që të ndodhej një këqyrës i luftës se vetëm atëherë do të përshkruanin të vërtetën”, shkruan patrioti Mihal Grameno për këtë ngjarje duke vijuar se: vetëm e vetëm këta do të mundnin që të përshkuanin dhe zografisnin hollësisht këtë luftë, e cila meriton një histori të tërë, se vetëm atëherë do të mësonte dhe kuptonte pritmja e kombit tënë, që qysh të dinin të mbushnin detyrën e tyre për atdhenë, duke luftuar, si qëmoti për tu lënë bijve të tyre lirinë dhe flamurin e shenjtë që të valonjë përmbi Shqipërinë”.

Kontrolloni gjithashtu

Skender Demaliaj

Dr. Skënder Demaliaj: Në 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Hyrja: Serbia ka patur gjithmonë si objektiv të saj daljen në Durrës. Orekset e saj ...