Sot, në Hagë, ka filluar paraqitjen dëshmitari i 81-të i Zyrës së Prokurorit me kod të caktuar dhe masa mbrojtëse

Sot, në Hagë, ka filluar paraqitjen  dëshmitari i 81-të i Zyrës së Prokurorit i cili ka kod të caktuar  dhe është me masa mbrojtëse.  në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Pyetjet për dëshmitarin i ka drejtuar, prokurorja Sarah Clanton.  Dëshmitari i mbrojtur dhe pa identitet publik ka qenë pjesëtar  i UÇK-së dhe ka vepruar në Shqipëri dhe Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999,  tha prokurorja. Me arsyetimin e mbrojtjes se identitetit të dëshmitarit, seanca kaloi në sesion privat për marrjen e dëshmisë së tij. Ndërkohë bëhet e ditur se u pranuan në prova materiale të gjitha deklaratat që dëshmitari kishte dhënë më herët për Prokurorinë së bashku me materialet përcjellëse. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III njoftoi se dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë e gjysmë e që prej kësaj kohe, tri orë janë ndarë për pyetjet e Zyrës dhe shtatë orë për kundër-pyetjet e mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …