Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 14 persona të infektuar me COVID-19 dhe janë regjistruar 639 raste të reja me këtë virus nga 1,565 persona të testuar. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se “gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,565 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 639 raste pozitive”. Numri total i rasteve pozitive është 38 mijë e 431, nga 141 mijë 264 persona të dyshimtë në virus dhe 989 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 480 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23 mijë e 754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 688.
