leoni

Në Ditën e Flamurit, në qytetin e Prizrenit, u inaugurua shtatorja e bronztë e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut

Në Ditën e Flamurit, në qytetin e Prizrenit, u inaugurua shtatorja e bronztë e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut

Në qytetin e Prizrenit, u inaugurua shtatorja e bronztë e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Në Ditën e Flamurit, datëlindjen e komandantit “Adem Jashari”, dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u kujtuan dëshmorët e vendit, ku u tha se rrugëtimi i tyre duhet të shërbejë si shembulli më i mirë për vendin. Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se ka shumë punë për t’u bërë, ndërkohë që i ka uruar mirëseardhje Skënderbeut në bronz në qytetin historik, siç tha, të Ymer Prizrenit e Adem Jasharit. Haskuka tha se shembujt historik duhet të shërbejnë për të kaluar sfidat që ka vendi përpara. Sekretari i degës së OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha tha se shumë gjenerata sakrifikuan në periudha të ndryshme, për lirinë që gëzohet sot. Ai ka përmendur edhe ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që sipas tij po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …