Brickos

Në fshatin Llapushnik të komunës së Drenasit sot është bërë zbulimi i shtatores së heroit të kombit, Imer Alushani

Në fshatin Llapushnik të komunës së Drenasit sot është bërë zbulimi i shtatores së heroit të kombit, Imer Alushani

Sot në fshatin Llapushnik të komunës së Drenasit, u bë përurimi i shtatores së heroit të kombit, Imer Alushani. Të pranishëm me këtë rast  ishin familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëvendës e shumë qytetarë që ishin ardhur me rastin e përurimit të shtatores të ngritur nga AMKMK-së. Pjesëmarrësve  në ketë rast iu drejtua drejtori i AMKMK-së Bislim Zogaj,  i cili kujtoi me pietet veprën e dëshmorit,  Imer Alushani. Komandanti i njësitit “pëllumbi”, Ferat Shala foli për  heroizmin dhe sakrificën e heroit, i cili me topin e tij u kishte bërë ballë forcave policore dhe ushtarake serbe. Në emër të familjes djali i dëshmorit Dardan Alushani falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen. Me fjalët e tyre u paraqiten edhe Enver Hajdari e Sejdi Hoxha dhe në fund u bë zbulimi i shtatores,  e cila u bën roje madhështore  maleve të Drenicës heroike.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …