leoni

Lorenzo d’Addario: FSK është forcë e sigurisë profesionale e armatosur e cila i nënshtrohet kontrollit demokratik

Sot në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës mbahet konferenca e 9-të me radhë “FSK dhe Partnerët”

Sot në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës mbahet konferenca e 9-të ‘FSK dhe Partnerët’, organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në hapjen e punimeve të Konferencës do të marrin pjesë Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatori Cuoci, komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral Timothy Orr dhe drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s me MFSK/FSK, gjeneral Uwe Becker. Ky aktivitet ka për qëllim që të mbledhë të gjithë akterët mbështetës të Forcës së Sigurisë së Kosovës me qëllim të koordinimit të mbështetjes së ofruar nga vendet partnere me të cilat MFSK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Përveç përfaqësuesve të vendeve partnere, të ftuar në konferencë janë edhe përfaqësues nga Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, KFOR-i, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave si dhe ambasadorët e akredituar në vendin tonë nga shtete të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …