Sot mbahet kuvendi themelues i organizatës “Guerilja Zahir Pajaziti”, në shënim të ditëlindjes se heroit të kombit

Sot mbahet kuvendi themelues i organizatës “Guerilja Zahir Pajaziti”, në shënim të ditëlindjes se heroit të kombit

Sot është ditëlindja e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit. Ai u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Besianës, ndërsa ka rënë dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Ka qenë një ndër themeluesit e UÇK-së, ai u vra bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën. Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës. Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish -kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës. Për të shënuar këtë datë sot do të mbahet kuvendi themelues i organizatës qytetare “Guerilja Zahir Pajaziti”, këshill ky i përbërë nga ish anëtarë të gueriljes së periudhës 1991 – 1997, familje të heronjve pjesë e gueriljes, bashkëveprimtarë dhe qytetarë. Ngjarja mbahet me fillim në ora 17:00 në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë. Kurse kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …