akp deri me 27 shkurt
valamobile
mbpzhr 2018
Fillimi / Institucionet / Këshilli Prokurorial të Kosovës, nën udhëheqjen e Kryesuesit Blerim Isufaj, ka mbajtur takimin e 157-të me radhë
Këshilli Prokurorial të Kosovës, nën udhëheqjen e Kryesuesit Blerim Isufaj, ka mbajtur takimin e 157-të me radhë

Këshilli Prokurorial të Kosovës, nën udhëheqjen e Kryesuesit Blerim Isufaj, ka mbajtur takimin e 157-të me radhë

Këshilli Prokurorial të Kosovës, nën udhëheqjen e Kryesuesit Blerim Isufaj, ka mbajtur takimin e 157-të me radhë, në të cilin janë diskutuar dhe miratuar dokumentet dhe aktet e përcaktuara në rendin e ditës. Këshillit Prokurorial i Kosovës ka aprovuar Raportin për aktivitetet dhe rekomandimet e Koordinatorit kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike për periudhën prill – qershor 2018, i cili përmbledh analizat, konstatimet, kompetencat e zgjeruara të konfiskimit të pasurisë së paligjshme, duke renditur objektivat e veprimit përgjatë periudhës përkatëse. Në vijim të takimit të sotëm të KPK-së është aprovuar edhe Raporti i Komisionit për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve, të cilët janë nominuar nga radhët e shoqërisë civile për anëtar të KPK-së, me ç’rast është konstatuar se numri i kandidatëve të nominuar për pozitën e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Shoqërisë Civile nuk i plotëson kriteret e parapara ligjore, andaj duhet të përsëriten procedurat e shpalljes së konkursit të ri. KPK-ja ka miratuar në vijim dokumentin e politikave për trajnimin e prokurorëve të shtetit dhe stafit administrativ, dokument ky, i cili është hartuar në bazë të mandatit për ngritjen e kapaciteteve profesionale të prokurorëve dhe stafit administrativ, me ç ‘rast, Këshilli vlerësoi lart rëndësinë që kanë trajnimet, me qëllim të përmbushjes së detyrave, strategjive dhe planifikimeve të sistemit prokurorial, si dhe do t’i propozojë Akademisë së Drejtësisë udhëzimet për trajnime për vitin 2019. Gjithashtu, Këshilli ka bërë edhe shqyrtimin e kundërshtimeve ndaj Raportit për vlerësimin e dytë të performancës së 12 prokurorëve me mandat fillestar, me ç’rast mori vendim për transferimin gjashtëmujor të dy prokurorëve nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin e Krimeve të Rënda. ​

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu takoi veteranët e hendbollit ferizajas, bisedohet për turneun e nesërm të veteranëve në hendboll

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në zyrën e tij një grup ...