leoni

Adem Demaçi

Sot në moshën 82-vjeçare ka vdekur Simboli i Rezistencës Kombëtare, Bacë Adem Demaçi

Sot në moshën 82-vjeçare ka vdekur, Simboli i Rezistencës Kombëtare, Bacë Adem Demaçi. Lajmin për vdekjen e Demaçit  e ka publikuar, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Ai ka  ftuar deputetët për një minutë heshtje, ndërkohë që  seanca është ndërprerë për të vazhduar nesër.

Adem Demaçi ka qenë personaliteti kryesor i Lëvizjes së rezistencës sonë kombëtare, në 50 vitet e fundit historisë sonë. Ishte strumbullari, epiqendra, dhe vertebra e  Lëvizjes sonë Kombëtare prej vitit 1958 kur u burgos për herë të parë për veprimtari e cila me ligjet e kohës së regjimit pushtues cilësohej si veprimtari armiqësore.

Një vit pas daljes nga burgu, në vitin 1963, Adem Demaçi me disa bashkëmendimtarë formoi Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. Pasi ishte zbuluar organizata regjimi e kishte dënuar 15 vjet burg. Afër një vit  daljes së dytë nga burgu, sërish ishte burgosur me një grup atdhetarësh dhe në vitin 1975 sërish dënuar 15 vjet burg. Demaçi ka mbajtur 28-vjet burg në ish RSFJ.

Pasi ishte liruar nga burgu, në vitin 1990  ka qenë kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe lirive të Njeriut. Në vitin 1998 ishte emëruar zëdhënës i përgjithshëm i UÇK-së, dhe kishte vepruar në zyrën e tij, në Prishtinë.

Përveç aktiviteti të tij politik, atdhetar, Demaçi ka shkruar edhe romane, tregime, novela drama e poezi. Në dy tri vitet e fundit gjendja shëndetësore iu kishte përkeqësuar.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Vetëvendosje nuk e dëshiron zbardhjen e rastit Dehari, për shkak të mungesës së përfitimit politik

Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së, ka shkruar për përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, duke …