leoni

Sot në Prekaz të Drenicës, fillojnë aktivitetet tradicionale, “Ditët e Mërgatës”

Sot në Prekaz të Drenicës, në vendlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, fillojnë aktivitetet tradicionale “Ditët e Mërgatës”  Organizatore e këtij manifestimi është Ministria e Diasporës, që nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se manifestimi do të fillojë me aktivitetin e quajtur  “Një lule për Jasharët”,  ku do të bëhen homazhe në varrezat e familjes Jashari. Po në Prekaz pas homazheve do të mbahet një koncert me orkestrën  “Spartiti për Skutari” arbëresh nga Italia, në krye me drejtuesin artistik, shkodranin Bardh Jakova. Aktiviteti “Ditët e Diasporës” do të vazhdojë edhe të martën (2 gusht) ku në  Muzeun Etnologjik të Kosovës “Emin Gjiku”  ndahen çmimet “Mërgimtari i Vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”. Sipas njoftimit të Ministrisë së Diasporës të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë personalitete të jetës politike, kulturore dhe sportive nga Kosova, Shqipëria dhe Diaspora.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …