Papa Françesku: Koronavirusi është përgjigjja e natyrës, ndërsa është hipokrizi, kur flasin për uri dhe prodhojnë armë

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku, ka deklaruar se nuk e identifikon islamin me dhunën

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku ka deklaruar se nuk e identifikon islamin me dhunën, duke shpjeguar se edhe të krishterët mund të jenë po aq të dhunshëm. Ai ka thënë  se edhe të krishterët mund të jenë po aq të dhunshëm, madje  i ka dhënë vërejtje Evropës e cila rininë e saj po e shtyn drejt terrorizmit. Mendoj se nuk është e drejtë ta barazosh islamin me dhunën. Në çdo religjion ekziston një pjesë e grupeve fundamentale dhe të tillë ka edhe ndër ne. Papa thotë  ka marrë qëndrim që të mos e përmend islamin kur flet për vrasjen brutale të priftit katolik në Francë, për vrasjen e të cilit përgjegjësinë e ka marrë ISIS-i. Nëse duhet të flas për dhunën do të flas për dhunën që bëjnë të krishterët. Për çdo ditë lexojmë lajme për vrasjet ndër më të ndryshmet, në Itali dhe ata të gjithë janë të krishterë. Papa nuk pranon se feja është forcë lëvizëse, e cila qëndron pas dhunës. “Njeriu mund të vrasë me gjuhë, po aq sa edhe me thikë”, ka thënë Papa duke aluduar në partitë e djathta dhe në rritjen e ksenofobisë e racizmit. Janë mijëra të rinj pa ideal e të papunë, në Evropë. Ata shumë lehtë i nënshtrohen alkoolit, drogës dhe grupeve ekstremiste, ka thënë Papa Françesku me rastin e vizitës  së tij në Poloni,  bën të ditur Asoshited Press.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …