leoni

Veseli: Sakrifica e Agim Ramadanit, frymëzim për vendime të guximshme

Veseli: Sakrifica e Agim Ramadanit, frymëzim për vendime të guximshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mbrëmë ka qëndruar në komunën e Gjilanit, ku ka takuar edhe Shukrije Ramadanin, bashkëshorten e heroit Agim Ramadani. Veseli ka thënë së sakrifica e Agim Ramadanit i frymëzon për të marrë vendime të guximshme për vendin. “Muaji i shenjtë na gjen duke vizituar miq dhe familje. Mbrëmë pata nderin të ndaj iftarin në Gjilan në mesin e miqve të shumtë. Posaçërisht u gëzova kur e pashë zonjën Shukrije Ramadani, bashkëshorten e shokut tonë të ndjerë, Heroit të Kombit, Agim Ramadani. Sakrifica e tij dje na frymëzon që ne sot të marrim vendime të guximshme për popull”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në rrjetin social.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …