leoni

Ahmetaj prezantoi progresin dhe sfidat e Kosovës në seminarin për Ballkanin Perëndimor

Ahmetaj prezantoi progresin dhe sfidat e Kosovës në seminarin për Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, mori pjesë në seminarin e bashkë-organizuar nga Përfaqësimi i Komisionit Evropian në Suedi dhe Ministria e Jashtme e Suedisë. Sipas një njoftimi, në këtë seminar me temë Ballkani Perëndimor dhe integrimet në BE, ku të pranishëm ishin pjesëtarë nga shoqëria civile, kori diplomatik dhe përfaqësues institucionesh vendore e ndërkombëtare, Ministrja Ahmetaj prezentoi progresin, sfidat dhe planet e Republikës së Kosovës por edhe të Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimeve evropiane. Pjesëmarrës në këtë seminar ishin ministrat dhe zëvendës ministrat e punëve të jashtme dhe të integrimeve evropiane nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (përveç Malit të Zi) dhe zyrtarët e lartë nga Komisioni Evropian në Bruksel. Përveç diskutimeve dhe prezantimit në seminar, në njoftim thuhet se ministrja Ahmetaj pati takime me homologët nga rajoni, si dhe zhvilloi edhe një takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, znj. Margot Ëallstrom e cila gjithashtu ishte nikoqire dhe pjesmarrëse e seminarit. Gjatë këtij takimi bilateral ndër të tjera u bisedua për përkrahjen e Suedisë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kryediplomatja suedeze Wallstrom e falënderoi ministren Ahmetaj për pjesëmarrjen në seminar dhe kontributin gjatë punimeve. Kjo është hera e dytë që organizohet një seminar i tillë me pjesëmarrje të ministrave nga Ballkani Perëndimor dhe u dakordua që në pjesën e dytë të vitit të organizohet sërish një i tillë me tema konkrete të bashkëpunimit të ndërshtetëror në rajon dhe me BE.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …