Adil Fetahu

Adil Fetahu: Si diskriminoheshin fëmijët shqiptarë me shtesat për fëmijë, në kohën e regjimit okupues serb

Diskriminimi fillonte që nga lindja

Pushteti okupues serb ka zbatuar ndaj shqiptareve format dhe metodat më të vrazhda, por edhe ato më perfide të diskriminimit, në çdo fushë të jetës e të punës, madje duke mos kursyer asnjë kategori, as moshë as gjini. Diskriminim u bë edhe ndaj fëmijëve. Bile, diskriminimi i fëmijëve fillonte që nga lindja dhe regjistrimi në librat e gjendjes civile. Sepse, të gjithë emrat që përmbanin ndonjë nga shkronjat:  dh, ë, rr, th, y, x,  kur shkruheshin me alfabetin e çirilicës, i cili nuk i ka këto shkronja, deformoheshin, nuk tingllonte shqip, dhe pastaj shkaktonin telashe me dokumentet personale. Ndërkaq, në realizimin e të drejtave dhe interesave të parapara me ligjet në fuqi, shqiptarët pengoheshin në mënyra e me metoda të ndryshme byrokratike nga administrata dhe nëpunësit serbë.

E drejta në shtesa për fëmijë

Në sistemin e ndihmave sociale që u jep shteti kategorive të caktuara të popullsisë, rëndësi të veçantë kishin shtesat  për fëmijë si për nga numri i shfrytëzuesve, ashtu për nga shuma e mjeteve financiare. Shtesat  ishin obligim ligjor, ishte e drejtë e caktuar me ligj; ajo nuk ishte lëmoshë as vullnet i mirë apo humanizëm i shtetit.

Secila republikë dhe krahinë autonome kishte pavarësinë ligjore për rregullimin e kësaj fushe, varësisht nga kushtet dhe mundësitë e veta. Në funksionimin e sistemit social, shtesat f kishin përparësi, sepse ishte obligim i shtetit për kujdesin ndaj fëmijëve, që të krijonte kushte për jetesë, zhvillim psikofizik dhe përmbushje të kushteve përafërsisht të njëjta të të gjithë fëmijëve, dhe ndihmë familjeve për rritjen e fëmijëve dhe stimulim për reproduksion të popullsisë. Ligji përcaktonte kushtet dhe kriteret për realizimin e të drejtës në shtesa , varësisht nga gjendja ekonomike e familjes ( censusi i caktuar nga të ardhurat personale dhe të hyra nga burime tjera), numri i fëmijëve dhe mosha e tyre. Shfrytëzues ishin punëtorët, pensionistët dhe personat e përfshirë me sigurimet sociale. Se sa kishin peshë shtesat për buxhetin e familjes, sidomos të atyre familjeve me më shumë fëmijë, tregon fakti se shumëkush e tëhuajsonte tokën, për të fituar kushtet e censusit për shtesa. Ato paguheshin në emër të njërit prind, të kujdestarit ose të ushqyesit të fëmijëve. Shuma e shtesave varej nga numri i fëmijëve, deri në 11 fëmijë, të moshës së caktuar; deri në moshën 19 vjeçare nëse fëmijët ishin nxënës të rregullt, madje edhe deri në moshën 26 vjeçare nëse ishin studentë të rregullt. Dikur ishte një praktikë, që kur një çift bashkëshortor të lindte fëmiun e 11, kryetari i shtetit, Josip Broz Tito bëhej kumbar i atij fëmiu dhe asaj familje, ashtu që dërgonte emisarin e tij me dhurata për atë familje; ka pasur familje shqiptare në Kosovë që kishin Titon kumbar.

Si u ndërprenë shtesat  shqiptarëve në vitet 1990-1992

Sistemi i sigurimeve sociale ishte i rregulluar me ligje dhe organizuar me strukturë të caktuar të administratës,  të ashtuquajtura bashkësi vetëqeverisëse e interesit (BVI) për mbrojtjen sociale të fëmijëve Si  çdo njësi federale, edhe Kosova e kishte BVI-në e vet, të cilën u pushtuesi serb futi nën masa të dhunshme më 27 dhjetor 1990. Menjëherë pas zbatimit të masave të dhunshme, filloi procesi i diskriminimit të fëmijëve shqiptarë, duke i privuar nga e drejta dhe ndërprerë pagesën e shtesave fëminore dhe çdo formë tjetër të ndihmës për fëmijët, madje duke i përjashtuar prej lokaleve të kopshteve, çerdheve të fëmijëve, prej objekteve të shkollave e të fakulteteve. Kështu, derisa në fund të vitit 1990, ishin 80128 shfrytëzues të shtesave fëminore, për 307749 fëmijë, më 31 dhjetor 1991 numri i shfrytëzuesve të shtesave fëminore ishte 67202, me 236331 fëmijë, ndërsa më 31 dhjetor 1992, numri i shfrytëzuesve ra në 18205 shfrytëzues, me gjithsejt 33743 fëmijë! Ja tabela e përgjithshme për tri vitet (1990-1992):

Viti                Numri i shfrytëzuesve       Numri i fëmijëve

31.12.1990               80128                          307749

31.12.1991               67202                         236.331

31.12.1992               18205                            33743

Mbrenda dy vjetëve (1991, 1992) shtesat feminore iu ndërprenë 274006 fëmijëve, vetëm se ishin të nacionalitetit shqiptar.

Në gusht të vitit 1992, Kuvendi i Serbisë miratoi ligjin “unik” të mbrojtjes së fëmijëve, me të cilin edhe “ligjërisht” fëmijët shqiptarë i privoi nga shtesat fëminore, duke zbatuar ekskluzivitet social në baza nacionale, gjë që ishte i papranueshëm sipas Rezolutës për luftë kundër ekskluzivitetit social, të Këshillit të Ministrave të BE-së, të vitit 1989. Sipas ligjit serb, shtesat fëminore mund të paguheshin vetëm për tre fëmijët e parë  dhe vetëm deri në moshën 7-vjeçe. Fëmijëve shqiptarë të moshës shkollore, mbi moshën 7-vjeçe, nuk u paguheshin shtesat fëminore, me arsyetimin se ata nuk po vijojnë mësimin sipas sistemit dhe programit arsimor të Serbisë. Kështu, me një qarkore administrative, iu ndërprenë shtesat fëminore të gjithë nxënësve shqiptarë. E njëjta masë përfshiu edhe 8929 studentë të rregullt. Ja pasqyra tabelare e numrit të shfrytëzuesve dhe numrit të fëmijëve që gëzonin shtesat fëminore në vitin 1991 dhe 1992, sipas komunave të Kosovës:

                                       31.12.1991                                    31.12.1992

Komuna                  Nr.shfrytëzuesve Nr. i fëmijëve    Nr.shfrytëzuesve Nr.fëmijëve

Deçan                           1004                     5165                    341     349

Dragash                          839                     2947                    457                1149

Gjakovë                        3968                   15386                     731                1346

Gllogofc                         1637                    8508                     390                  780

Gjilan                              1700                   6355                    1350                2943

Istog                                1336                   5176                      526                  574

Kaçanik                           2240                    8189                         2                        6

Klinë                                1120                    6010                      207                  434

Kamenicë                        1020                     3095                      296                  937

Mitrovicë                         3332                   16535                    3110             5281

Leposaviq                          117                        331                        76                174

Lipjan                                885                       3027                      229                384

Rahavec                          1184                       4094                        134               304

Pejë                                 4049                    10543                      2311            2741

Podjevë                           1803                       9650                         139               238

Prishtinë                        11528                     49934                        3351             6867

Prizren                              6461                     13088                         845             1919

Serbicë/Skenderaj           1327                        7438                        256              2999

Suharekë                          1320                        5724                        168                321

Ferizaj                              2172                       11395                      1734               4212

Viti                                     886                          3379                        132                 297

Vushtrri                            1318                          5666                          61                  96

Malishevë                        1062                           4330                          –                        –

Zubinpotok                          40                             242                           99                 133

Shtërpcë                              10                             226                           199                412

Obiliq * )                                  –                                 –                           602                632

Novobërdë                            –                                 –                                16                  19

Fushëkosovë                          –                                 –                              416                  841

Shtimje                                   –                                  –                               18                   29

Zveçan                                     –                                  –                                 9                     26

Gjithsejt:                         48987                    199363                              18205                33743

*) Komunat e reja e të vogla, nuk kanë pasur BVI-të e veta komunale, por të drejtat në shtesa fëminore i kanë shfrytëzuar te BVI-të e komunave të qendrave më të mëdha. Ndërkaq, me zbatimin e masave të dhunshme, ato shërbime janë centralizuar.

Gjendja aktuale me shtesat fëminore

Tash në Kosovë shtesa fëminore marrin një numër i vogël i fëmijëve, dhe atë vetëm fëmijët e familjeve që janë në asistencë sociale. Sipas Ligjit për Skemën e Ndihmës Sociale, Familja e përzgjedhur për skemën e ndihmës sociale, për çdo fëmi të moshës 0-18 vjeçe, realizon një përfitim financiar në formë të shtesës për fëmijë, me qëllim që nxitjes së arsimimit dhe përmirësimit të shëndetit.  Aktualisht, ajo shtesë fëminore në Kosovë është 5 (pesë) euro në muaj! Sa ka ndikim kjo shumë për të ndihmuar arsimimin apo shëndetin e fëmijës, mund ta merrni me mend.

Varfëria në Kosovë është (edhe) për shkak se nuk po ngopën të pasurit!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …