Brickos

Sot në Sarajevë, ka filluar punimet: Konferenca Shkencore Ndërkombëtare dy-ditore "Gjenocidi kundër Boshnjakëve, Srebrenica 1995-2020...

Sot në Sarajevë, ka filluar punimet: Konferenca Shkencore Ndërkombëtare dy-ditore “Gjenocidi kundër Boshnjakëve, Srebrenica 1995-2020…

Sot në Sarajevë, i ka filluar punimet: Konferenca Shkencore Ndërkombëtare dy-ditore, “Gjenocidi kundër Boshnjakëve, Srebrenica 1995-2020: Shkaqet, Shkallët dhe Pasojat”. Në këtë konferencë shkencore po marrin pjesë më  shumë se 70 shkencëtarë nga 12 vende, të botës, bën të ditur agjencia e turke e lajmeve Anatolia. Boshnjakët e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës në korrik të vitit 1995, ishin ftuar të hynin në  Zonën e Sigurisë, nën Organizatën e  Kombeve të Bashkuara,  në Srebrenicë, pikërisht aty ku kishte ndodhur masakra nga forcat ushtarake të kriminelëve Karaxhiq e Mladiq. Akademiku,  Mirko Pejanoviq, një anëtar i Komitetit Organizativ të konferencës, kujtoi se gjenocidi në Srebrenicë ishte gjenocidi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, dhe tërë kjo kërkon një marrëdhënie të veçantë, marrëdhënia në lidhje me moralin, etikën, trajtimin dhe zhvillimin e kësaj zone, që përjetoi atë gjenocid. Këto kërkime mbështesin ndalimin e mohimit të gjenocidit, veçanërisht në hapësirën publike të serbëve të Bosnjës e Hercegovinës dhe më gjerë, në rajon. Akademiku Pejanoviq  mbron idenë se duhet të  arrihet një statusi i dytë dhe i ndryshëm i Srebrenicës, në lidhje me statusin e sotëm, në mënyrë që Srebrenica ta ketë  statusin shoqëror edhe të zhvillimit të veçantë, që do të përfshinte miratimin e ligjeve në nivelin shtetëror dhe të njësive, për sigurimin e ndihmës materiale përmes fondeve speciale për punësimin e njerëzve në atë vend veçanërisht të kthyerve dhe përmirësimin e  infrastrukturës në çdo zonë lokale, ka saktësuar Pejanoviq. Konferenca po i vazhdon punimet. (Anadolu)

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …