Shaip Kamberi

Sot votohet në Tërnoc shpresa e fundit që shqiptarët të kenë deputet në parlamentin në Serbi

Sot në Tërnoc të Luginës së Preshevës, për herën e katërt në njësinë numër 6 do të organizohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, me shansin e fundit që Shaip Kamberi të zërë një ulëse si deputet në këtë Kuvend. Tri herët e kaluara procesi u përsërit, ndërsa një herë Kamberi siguroi ulësen, por në procesin e fundit të përsëritur e humbi Partia për Veprim Demokratik ditë më parë bëri thirrje për votim duke kërkuar pjesëmarrje më të madhe të shqiptarëve. Siç kanë vlerësuar PVD-ja dhe partnerët, po ka tentativa në vazhdimësi për të penguar përfaqësimin e shqiptarëve në Parlament. Andaj PVD i fton gjithë përkrahësit e dashamirët që edhe kësaj radhe t’i përgjigjen në mënyrë masive daljes në zgjedhje, për të dëshmuar fuqinë politike e përfaqësuese të shqiptarëve”, thuhet në komunikatën e PVD-së dhe të Shaip Kamberit.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: AAK-ja e shqetësuar me qasjen injoruese të BE-së ndaj Kosovës e trajtimin joserioz të kërkesës për lëvizje të lirë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur për çështjen e mos liberalizimit …