Sot në vendin tonë qëndron për vizitë ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai do të pritet në takime nga autoritet më të larta të vendit, nga kryetarja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka njoftuar se gjatë takimeve të zhvilluara, bisedat do të përqendrohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Jonathan Hargreaves: Sulmi në Banjskë s’mund të mbetet pa ndëshkim — kërkohet llogaridhënie për Radoiçiqin
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar zbardhje të plotë dhe …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
