Në Hungari ka ndodhur një aksident me dhjetëra të lënduar nga përplasja mes dhjetëra automjeteve

Në Hungari ka ndodhur një aksident me dhjetëra të lënduar nga përplasja mes dhjetëra automjeteve. Në aksidentin zinxhirorë janë përfshirë 37 automjete ku kanë pësuar 36 persona. Ngjarja ka ndodhur në autostradën M1 rreth 25 kilometra në perëndim të Budapestit. Policia ka njoftuar se në këtë aksident, janë përfshirë pesë kamionë dhe 37 automjete të tjera. Si rrjedhojë e kësaj përplasjeje, 19 automjete kanë marrë flakë dhe 36 persona pësuan lëndime, përfshirë një që ishte në rrezik për jetë dhe 13  në gjendje të rëndë. Operatori i autostradave të Hungarisë, “Hungarian Concession Infrastructure Development Plc.”, ka shkruar se një stuhi e lokalizuar pluhuri mund të ketë shkaktuar një shkallë të papritur të dukshmërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …