Sot në Gjykatën Speciale ka filluar gjyqi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, po mbahet seanca gjyqësore kundër krerëve të luftës së UÇK-së

Sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, po mbahet seanca gjyqësor kundër krerëve të luftës së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.  Gjykimi ka  filluar në një seancë të mbyllur ku po dëgjohet dëshmitari i katërt në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Para se të fillojë dëgjimi i dëshmitarit të mbrojtur para trupit gjykues, prokurori ka kërkuar që seanca të vijojë në sesion privat. Në sallën e gjyqit, janë të pranishëm katër krerët e UÇK-së. Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe ka thënë se do të prezantojë një mocion për  seancën private. Për muajin maj janë paraparë të zhvillohen dhjetë seanca.  Kohë më parë, Paneli i Gjykatës së Apelit ka rrëzuar apelet e 20 personave për të marrë pjesë në këtë proces si viktima. Ata kishin apeluar vendimin e trupit gjykues ku refuzohej kërkesa e tyre për pjesëmarrje në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët. Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat lidhur me për krime të pretenduara. Krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …